Koeman mendon që suspendimi me dy ndeshje ishte “diçka personale”

Futboll

Koeman mendon që suspendimi me dy ndeshje ishte “diçka personale”

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:42
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur për përjashtimin me karton të kuq ndaj Granadas.

Koeman u ndëshkua me karton të kuq në humbjen ndaj Granadas ku më pas u dënua me dy ndeshje mos-lojë.

Koeman duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Atletico Madridit, ka thënë se përjashtimi i tij mund të ketë “diçka personale”.

“Mendoj që ishte diçka përsonale, të thuash ‘Vaya personaje’ nuk është fyerje. Nuk është një arsye për përjashtim me dy ndeshje, kështu që po ka diçka më shumë”, tha ai.

Koeman ishte aq i brengosur sa filloi konferencën në anglisht dhe e përfundoi në spanjisht.

Për gjyqtarin e së shtunës, Mateu Lahoz, Koeman refuzoi të flasë.

“Nuk dua të flas për gjyqtarë, në duhet të fokusohemi vetëm në vetën tonë. Shpresoj që gjyqtari dhe VAR-i të jenë objektivë dhe të njëjtë për të gjithë”, përfundoi Ronald Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat