Eriksen: Nuk e di nëse ai do qëndrojë te Inter apo jo

Futboll

Eriksen: Nuk e di nëse ai do qëndrojë te Inter apo jo

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:47
Eriksen: Nuk e di nëse ai do qëndrojë te Inter apo jo

Christian Eriksen erdhi te Interi në janarin e vitit të shkuar me shumë bujë si një nga lëvizjet më të mëdha, por fillimi për të ishte shumë i vështirë. Shumë pak ndeshje në gjashtë muajt e parë dhe më pas keqkuptime me trajnerin Conte.

Mediet flisnin çdo ditë e më shumë për largimin e tij në merkaton e verës, por më pas drejtori Marotta bllokoi gjithçka. Në këto kushte Conte i gjeti një rol më difensiv mesfushorit, që rezultoi të ishte lëvizja e duhur. Pas kësaj Eriksen luajti rregullisht dhe tashmë është i bindur për qëndrimin.

“Tani jam shumë i lumtur me trajnerin Antonio Conte. Gjashtë muaj më parë kishte shumë gjasa të lija klubin dhe të largohesha, por tani ka ndryshuar gjithçka… dhe dua të qëndroj.

Nuk e di nëse ai do qëndrojë te Inter apo jo, i takon atij dhe drejtuesve, do vendosin së bashku”, tregon danezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat