Në Spanjë zbulojnë dënimin e rëndë për 3 klubet

Futboll

Në Spanjë zbulojnë dënimin e rëndë për 3 klubet

Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:41
Në Spanjë zbulojnë dënimin e rëndë për 3 klubet

Pas krijimit të Super Ligës Europiane, e cila mori fund shumë shpejt, tashmë pjesë e saj kanë mbetur vetëm 3 klube. Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi, nuk kanë njoftuar ende largimin dhe vazhdojnë të jenë pjesë e këtij kompeticioni.

Megjithatë në Spanjë raportojnë se UEFA tashmë e ka marrë vendimin për këto 3 ekipe. Sipas “Cadena Cope”, institucioni i futbollit Europian ka vendosur të përjashtojë për 2 vite nga kupat Europiane këto 3 klube.

Sipas raportit të sipërpërmendur UEFA tashmë e ka marrë vendimin për të dënuar këto 3 klube, por gjithçka do të bëhet e ditur pas 29 majit, kur të jetë luajtur edhe finalja e Ligës së Kampioneve.

Kjo do të ishte një goditje e rëndë për të 3 klubet, të cilat për mungesë në 2 vite në Europë, do humbisnin shumë në çdo drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat