Manchester United po kërkon ta bindë Cavanin

Futboll

Manchester United po kërkon ta bindë Cavanin

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:06
Manchester United po kërkon ta bindë Cavanin

Manchester United po kërkon ta bindë Cavanin që të qëndrojë edhe një vit në Old Trafford.

Sipas The Sun, Djajtë e Kuq do t’i ofrojnë uruguaianit një rritje rroge me 2.8 milionë euro për ta bindur të zgjasë kontratën e tij edhe për një vit.

34-vjeçari fiton 230 mijë euro në javë, por akoma nuk e ka bërë të qartë se çfarë do të bëjë në fund të sezonit.

Trajneri Solskjaer ka patur disa biseda me sulmuesin, por ndjesia ka qenë se ai do të largohej këtë verë.

Gjithsesi, Djajtë nuk janë dorëzuar dhe janë gati t’i ofrojnë atij një rritje rroge prej 57 mijë euro në javë për një vit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat