Barcelona rikthen interesimin për Ryan Gravenberch

Futboll

Barcelona rikthen interesimin për Ryan Gravenberch

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:56
Ryan Gravenberch

Talenti i Ajaxit, Ryan Gravenberch është rikthyer në “radarin” e Barcelonës.

Barcelona po kërkon të përforcojë mesfushën në këtë verë dhe si duket, holandezi është objektivi i tyre.

Në fakt, Barcelona ishte e lidhur me transferimin e 18 vjeçarit në fillim të këtij sezoni, por situata ekonomike e bëri transferimin të pamundur.

Sipas “Mundodeportivo”, Ronald Koeman është një fans i madh i tij dhe dëshiron ta sjellë në “Camp Nou” për partneritet me De Jong dhe si një zëvendësim i Sergio Busquets.

Ajaxi beri lëvizje të shpejtë duke i rinovuar kontratën dhe tani Barcelona do të duhet të paguajë të paktën 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat