Barcelona preferon Haaland para Kane

Futboll

Barcelona preferon Haaland para Kane

Më: 10 maj 2021 Në ora: 20:03
Haaland dhe Kane

Barcelona e ka bërë prioritet transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland para sulmuesit së Tottenham, Harry Kane,

Me Tottenham që me shumë gjasa do e mbyll sezonin prapë pa trofe dhe jashtë Ligës së Kampionëve, Kane është i lidhur me largimin.

Anglezi kërkohet nga dy rivalët Manchester City dhe United, por është i hapur edhe për kalimin në “Camp Nou”.

Sidoqoftë, sipas Sport, Barcelona e ka prioritet norvegjezin, derisa edhe Lautaro Martinez është para Kane.

Kane ka pasur kontakte me Barcelonën, por gjiganti blaugranas është i shqetësuar që 27-vjeçari nuk do arrijë të adaptohet në La Liga.

Ndërkohë, Sergio Aguero dhe Memphis Depay janë shumë pranë të nënshkruajnë me Barcelonën si agjent të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat