Juventusi importon tre pikë të mëdha, ruan hapin për Champions

Futboll

Juventusi importon tre pikë të mëdha, ruan hapin për Champions

Nga: K.G. Më: 12 maj 2021 Në ora: 22:36
Juventusi importon tre pikë të mëdha, ruan hapin për Champions

Juventusi importon tre pikë të mëdha dhe e ruan hapin në luftë për një vend në garat e Champions League. 

Juve ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Sassuolos, në takimin e javës së 36-të në Serie A.

Futbollistët Rabiot (28'), Ronaldo (45') e Dybala (66') shënuan për Juven dhe Raspadori (59') për Sassuolon. 

Në minutën e 16-të, vendasit patën rast ideal, futbollisti Berardi dështoi nga penalltia dhe fat i madh për Juventusin.

“Zonja e Vjetër” renditet në vend të pestë me 72 pikë dhe Sassuolo është në të tetin me 56.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat