Inter ka siguruar pikët e nevojshme për t’u shpallur kampione e Italisë këtë sezon.
Ndeshja e ardhshme e ‘Nerazzurrve’ do të jetë pikërisht ndaj skuadrës e cila ka dominuar në 9 vitet e fundit, Juventus.
Lautaro Martinez, njëri nga lojtarët kryesor në ftimin e këtij trofeu është shprehur para ndeshjes se ka qenë e rëndësishme ta fitojnë trofeun përpara udhëtimin në Torino.
“Ata kanë fituar për nëntë vjet, kështu që është e rëndësishme të shkojmë atje dhe të luajmë ndeshjen me Scudetto tashmë të fituar,” tha Lautaro Sky Sport Italia.
“Ne do të shkojmë atje me Skudeton e 19-të në xhepin tonë.”
Juventus do të mirëpres në Torino skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte më 15 maj.