Arijanet Muriç me notë të madhe në Holandë

Futboll

Arijanet Muriç me notë të madhe në Holandë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:28
Arijanet Muriç me notë të madhe në Holandë

Willem II e ka zhvilluar sot ndeshjen shumë të rëndësishme në luftë për mbijetesë në Eredivisie. 

Skuadra e Arijanet Muriç ka shënuar fitore me rezultat 4-1 si mysafire e Ado Den Haag.

Teksa rezultati ishte 0-2 u akordua penallti për vendasit në minutën e 38-të.

Ishte reprezentuesi i Kosovën i cili për mrekulli priti penalltinë e goditur nga El Khayati, duke mos i dhënë mundësi kundërshtarëve të mendojnë për ndonjë rikthim në këtë ndeshje.

Gjiganti i portës ishte ndër më të mirët në këtë takim, duke u vlerësuar me noton 8.0 nga ‘SofaScore’

Me këtë fitore, skuadra e Willem II ngritet në kuotën e 28 pikëve në pozitën e 15-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat