Fitore me “aromë” titulli për Teutën

Futboll

Fitore me “aromë” titulli për Teutën

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:10
Fitore me “aromë” titulli për Teutën

Fitore me aromë titulli për Teutën. Skuadra bregdetare ruan kryesimin të paktën edhe për një javë, pasi mori 3 pikë të rënda në transfertën me Kastriotin. Nga një gol për pjesë nga Lorenco Vila dhe i zakonshmi Bregu i mundësojnë Teutës fitoren 1-2 që e afron më shumë me titullin kur mbeten edhe 3 javë nga fundi, i pamjaftueshëm një gol spektakolar i Ermir Rezit për Kastriotin që rrezikon më shumë se kurrë rënien nga Kategoria.

Ndeshje e rëndësisë maksimale për të dyja skuadrat, me Teutën e Hasanbelliut, presidentit më jetëgjatë në vend që shikon pranë një titull historik, dhe janë bregdetarët më këmbëngulës, natyrisht me kërcënim kryesor Dejvi Bregun i shpejtë në minutën e 12 avancon dhe gjuan me topin që shkon sipër traversës.

Në të 26 nënjëgoditje dënimi nga distanca provon me një gjuajtje potente Blerim Krasniqi, Hidi reagon me mjeshtëri duke e devijuar në këndore. Në egzëekutimin e saj portieri grushton sërish , topi kthehet te Todorovski që provon me një goditje që nuk gjen katërkëndëshin e portës. Me Teutën e hedhur para Kastriotit i paraqitet një rast ideal në të 28 që skuddra krutane nuk arrin ta shfrytëzojë si duhet. Në stadium ndërkohë edhe trajneri i saj Ramazan Ndreu, pavarësisht dënimit të dhënë vetëm pak ditë më parë nga Komisioni i Disiplinës, në fakt nuk është se fshihet trajneri i Kastriotit, teksa Martini është nëankth për golin.Ja heq Lorenzo Vila, që në minutën e 42 vepron bukur në zonëmes dy kundërshtarëve,gjuan dhe shënon golin e avantazhit.

Teuta në avantazh me Lorenco Vilën që arin të konkretizojëmënë fund rastet e shumta të bregdetarëve. Shkon në avantazh në dhomat e zhveshjes skuadra durrsake, që mbetet në kërkim të golit edhe për të dytën. Pasim i bukur i Vilës për Blerim Krasniqin që del në pozicion mjaft të mirë, por gjuan keq duke shpërdoruar. Menjëherë më pas ka një rrëzim të Dejvi Bregut në zonë, gjithcka e rregullt për gjyqtarin. Në të 54 vlonjati shfaq klasin e tij teksa me një lëvizje deh kundërshtarin dhe gjuan por grushton Hidi. Gjithsesi këmbëngulja shpërblen dhe Bregu prvon sërish, kët herë kolaudohet mirë teksa ka marrë një top në zonë, dhe goditja është në rrjetë.

2-0 për Teutën falë golit të 13 sezonal të Dejvi Bregut , lider i kësaj skuadre, mund të festojnë, frymërje clirimi për dyshen teknike Martini – Starova në kampin bregdetar. Në të 63 është Karabeci i sapofutur nga stoli që provon me një goditje dënimi që pritet nga Hidi. Pak më vonë Kastrioti bëhet i rrezikshëm me Shkallënq ë devijon me kokë drejt portës ku gjendet gati për Teutën Stivi Frashëri.

Në të 68 Emiljano Vila shpërdoron  një mundësi të artë, ka në këmbë golin e 3-0 që e humbet në mënyurë të pabesueshme. Patjetër që pengu do ti jetë bërë më i madh pak më vonë në të 71 kur Ermir Rezi mendon për ta bërë ndeshjen interesante me një gol vërtet spektakolar.

Shkurton distancat Kastrioti me supergolin e Ermir Rezit, 2-1 dhe nuk mund të jenë të qetë tani te Teuta, Drithërima në të 78 kur Okebugqëu qeth të jashtmen e rrjetës. Pesë minuta më vonë Ildi Gruda i futur në vend të Krasniqit, kërkon një penallti për një rrëzim në zonë por mer një karton të verdhë për simulim. Episod moviole që vlen të rishihet për një ide më të qartë. Minutat në vijim menaxhohen me autoritet nga Teuta që në fund merr një fitore që vklen një copëz titulli, janë në krye kur mbeten edhe 3 ndeshje, në takimet e ardhshme kanë përballjet e drejtëperdrejta me Partizanin dhe Lacin dhe në fund si ëmbëlsirë sfida me Apoloninë e rënë nga Kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat