Frank Lampardin nga sezoni i ardhshëm mund ta shohim përsëri në rolin e trajnerit.
Ish-mesfushori anglez raportohet se është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e Crystal Palace.
Klubi londinez nuk do të zgjasë bashkëpunimin me Roy Hodgson, teksa Lampardin e shohin si zëvendësuesin e duhur të tij.
Frank Lampard është i papunë që nga 25 janari i këtij viti, kur ndau rrugët me Chelsean.
Përveç Chelseas, 42-vjeçari ka drejtuar edhe Derby Countyn.