Kapiteni mban në ankth trajnerin Martini

Futboll

Kapiteni mban në ankth trajnerin Martini

Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:06
Kapiteni mban në ankth trajnerin Martini

Teuta ka zbritur në fushë me një stërvitje ndryshe, teksa janë stërvitur ata lojtarë të cilët nuk kanë luajtur shumë dhe kanë qendruar në stol apo kanë qenë në 20-she për ndeshjen me Kastriotin. Pjesa tjetër janë lënë të realskoshen nga trajneri Edi Martini.

Por, në prag të kësaj ndeshje që vlen sa një sezon, trajneri Edi Martini ka një mungesë të sigurtë dhe bëhet fjalë për Ildi Grudën që ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

Mesfushori Gruda ka bërë një sezon mjaft te mirë edhe pse e ka vitin e parë në Durrës e madje ka luajtur edhe si titullar duke shënuar edhe gola, shkruan vipsport.

Një titullar mban në siklet trajnerin Edi Martini pasi Renato Arapi ende nuk dihet nëse luan apo jo ndaj skuadrës së Partizanit.

Pas ndeshjes me Kastriotin, në konferencën për shtyp, Martini konfirmoi prezencën e tij në fushë në sfidën e së hënës, por duket se vetëm nesër do të duket gjendja e tij. Nga ku edhe do të vendoset mëse do të jetë në fushë ndaj të kuqve apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat