Conte: Një fitore në udhëtim kundër Juventusit na motivon

Futboll

Conte: Një fitore në udhëtim kundër Juventusit na motivon

Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:46
Antonio Conte

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka deklaruar se “Nerazzurrët” kërkojnë tre pikë kundër Juventusit.

Interi do të udhëtojë nesër në “Allianz Stadium” në kuadër të xhiros së 37-të të Serie A për tu përballur me Juventusin në derbin e ashtuquajtur, “Derby d’Italia”.

Conte u shpreh se skuadra është e motivuar, por një fitore nuk është e lehtë dhe ata si kampionë të Serie A duhet të dëshmojnë se janë të tillë.

“Disa ndeshje në kampionat mund të tregojnë nivelin në të cilin jeni. Fitorja ndaj Juves ishte e rëndësishme, sepse ata kishin fituar Scudetton nëntë herë rresht dhe kishin krijuar hapësirë me të tjerët, na dha vetbesim për muajt e ardhshëm”, tha ai.

“Nëse fitorja ndaj Juventusit do të kishte mbetur për fund, do të mund të ishte një bumerang për ne, do të ishte rrezik të ishim mendjemëdhenjë dhe të mendonim se ishim të fortë”, shtoi ai.

“Ne kemi qenë të mirë për ta kuptuar këtë gjë dhe kemi vazhduar rrugën e drejtë. Kemi zhvilluar një kampionat të ekuilibruar”, tha Conte.

“Tre pikët vlejnë gjithmonë, por këtë herë është më vështirë për ta. Kemi bërë një kampionat të jashtëzakonshëm dhe kjo është meritë e të gjithë lojtarëve të Interit”, përfundoi Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat