​Xavi zbarkon në Spanjë, pritet të emërohet trajner i Barcelonës

Futboll

​Xavi zbarkon në Spanjë, pritet të emërohet trajner i Barcelonës

Më: 17 maj 2021 Në ora: 16:48
Xavi

Për vite me radhë, sa herë që ka pasur dyshime rreth trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez është përmendur si emër alternativ.

Është ndjerë prej kohësh që Xavi është njeriu që mund të kthejë “Blaugranët” tek stili i tyre i lojës që ka humbur prej kohës së largimit të Pep Guardiolas.

Pozicioni i Ronald Koeman mendohet të jetë në dyshim tani, me rezultatet e fundit që sollën rrëzimin e Barcelonës nga gara për titull.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i presidentit Joao Laporta për pozicionin e Ronald Koeman, por gjasat më të mëdha janë që ai të shkarkohet dhe në vend të tij të emërohet Xavi Hernandez.

E përditshmja spanjolle “Sport” tani raporton se Xavi ka mbërritur në Barcelonë dhe ata kanë një video për ta dëshmuar këtë. Ndërsa është deklaruar se menaxheri aktual i Al Saddit po kthehet teknikisht vetëm për pushime, mediumi në fjalë këmbëngul se ai do të jetë në negociata me gjigantin e La Ligas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat