Renova ndeshet me Ohrin për mbijetesë

Futboll

Renova ndeshet me Ohrin për mbijetesë

Nga: K.G. Më: 18 maj 2021 Në ora: 15:26
Renova ndeshet me Ohrin për mbijetesë

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, synon mbetjen në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Ata në barazh do të ndeshe me Ohrin e ligës së dytë.

“Renova do të luajë kundër Ohrit, ekipi t të vendit të dytë në ligën e dytë, grupi i perëndimit, ndërsa Sileksi ndeshet me Tikveshin, skuadër që përfundoi në pozitën e dytë, grupi i Lindjes.

Ndeshjet luhen të martën. Sileks dhe Tikvesh luajnë në Arena "Todor Proeski", dhe Renova e Ohri në FFM.

Ndeshjet luhen nga ora 16:00. Fituesit do të luajnë në elitë sezonin e ardhshëm. Nuk ka vazhdime, në rast barazimi pas 90 minutash do të kryhen  penalltitë”, shkruan “sportmedia”.

"Ekipi I Ohrit do të jetë kundërshtar i jonë në ndeshjen e balotazhit që do të zhvillohet në kompleksin e FFM-së me 25 Maj (e martë) me fillim në orra 16:00", njofton Renova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat