​Kane kërkon të largohet, presidenti i Tottenhamit cakton çmimin

Futboll

​Kane kërkon të largohet, presidenti i Tottenhamit cakton çmimin

Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:34
Harry Kane

Sulmuesi anglez Harry Kane i ka thënë Tottenhamit se dëshiron të largohet këtë verë nga klubi.

Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Barcelona janë skuadra të interesuara të nënshkruajnë me kapitenin e Anglisë sepse ai mendon se ka dhënë kontribut të mjaftueshëm në “White Heart Lane”.

Kane, 27 vjeçar, ka shënuar 32 gola në këtë sezon por “Spurs” nuk kanë fituar ndonjë trofe që nga viti 2008 dhe nuk do të kualifikohen përsëri në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Raportohet se Kane i ka thënë presidentit Daniel Levy se dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij.

Anglezi ka edhe tre vjet të tjera në kontratën e tij dhe Levy, i cili njihet si një negociator i vështirë, nuk ka gjasa të pranojë asgjë më pak se 150 milionë funte për asetin më të çmuar të klubit.

Mendohet se Levy nuk është i etur të shesë Kane tek një klub tjetër anglez, ndërsa sulmuesi do të preferonte të qëndronte në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat