Mbappe është shumë pranë rinovimi

Futboll

Mbappe është shumë pranë rinovimi

Më: 19 maj 2021 Në ora: 18:57
Mbappe është shumë pranë rinovimi

Kylian Mbappe është shumë pranë rinovimi të kontratës me PSG-në, por vetëm për një vit.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, 21-vjeçari ka pranuar të nënshkruajë marrëveshjen e re deri në vitin 2023 e jo deri në vitin 2025, sikurse ishte propozimi i klubit.

Kuptohet qartë që talenti francez dëshiron të largohet në një klub tjetër të madh europian dhe kjo mund të ndodhë në përfundim të sezonit të ardhshëm, kuptohet nëse Parisi dëshiron të përfitojë nga kartoni i tij, në të kundërt do të ndodhë me parametër zero.

Marrëveshja e re, pritet të bëhet zyrtare së shpejti. Vendimi, me shumë gjasa, lidhet me krizën ekonomike të Real Madridit, që në pamundësi për ta blerë këtë verë, shpreson ta bëjë të tijin lojtarin pas një viti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat