Shtatë skuadra gjermane në Europë

Futboll

Shtatë skuadra gjermane në Europë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 18:02
Shtatë skuadra gjermane në Europë

Janë mbyllur 9 ndeshjet e luajtura për javën e fundit të Bundesligës gjermane, teksa Bajerni është shpallur zyrtarisht kampion për të 10-in sezon radhazi.

Trofe për rekord ky nga ana e bavarezëve të cilët triumfuan me rezultatin 5-2 ndaj Augsburgut në ndeshjen e fundit të festës së titullit.

Fitore të madhe arritën dhe verdhezinjtë e Dortmundit, të cilët mposhtën 3-1 LEverkusenin dhe sigurojnë një vend në zonën Champions sezonin tjetër. Skuadrës së Terziç i bashkohet dhe Lajpcigu me Volfsburgun të cilat do të luajn gjithashtu në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Ndërkohë në Ligën e Europës do të shkojnë Eintrahti i Frankfurtit dhe Bajern Leverkuseni pas një paraqitje të mirë këtë sezon. Arritje historike për Unionin e Berlinit e cila renditen në vendin e 7-të në klasifikim dhe siguron një vend në zonën e ‘’play-off’’ për tu kualifikuar në Ligën e Europës.

Një kategori më poshtë bie zyrtarisht Shalke dhe Verder Bremeni i Milot Rashicës, të cilët në 9 ndeshje e fundit arritën të grumbullonin vetëm 1 pikë duke bërë një pjesë të dytë sezoni katastrofale. Ndërkohë Këlni ka dhe një shans për të qëndruar mes më të mirëve teksa ka siguruar një vend në zonën e ‘’play-out’’ .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat