Bajrami shpallet kampion në Angli

Futboll

Bajrami shpallet kampion në Angli

Më: 26 maj 2021 Në ora: 16:38
Bajrami shpallet kampion në Angli

Geraldo Bajrami është mbrojtësi që pritet të jetë e ardhmja e Kombëtares Shqiptare.

Talenti kuqezi aktivizohet me Birminghamin U-23, ndërsa së fundmi ka festuar titullin kampion.

Një arritje e madhe kjo në nisjen e karrierës së këtij lojtari që pritet të bëjë hapin e vërtetë për të treguar veten në nivelet edhe më të larta.

Aftësitë e tij i kemi parë më së miri edhe me Kombëtaren U-21. Bajrami duket lehtësisht që është i përgatitur në shkollën angleze të futbollit pasi fizikisht është thuajse i pakalueshëm.

Gjithashtu edhe në luftën në ajër Geraldo është pikë kyçe për skuadrën dhe Kombëtaren kuqezi, me rrugën e shtruar që nis me një trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat