Real Madridi ka gati planin

Futboll

Real Madridi ka gati planin

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:47
Real Madridi ka gati planin

Real Madridi raportohet se është duke u bërë gati për ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm.

“Marca” shkruan se klubi madrilen dëshiron të shpenzojë 130 deri në 150 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës. Këto para planifikojnë t’i marrin përmes shitjes së lojtarëve.

Real Madridi shpreson të marrë nga 25 milionë euro për shitjen e Luka Jovicit dhe Dani Ceballosit dhe 15 milionë tjera nga Mariano Diaz.

Roma pritet ta aktivizojë opsionin e blerjes së Borja Mayoralit për 15 milionë euro.

Përveç tyre, “Los Blancos” thuhet se do të shqyrtojë edhe ofertat për Eden Hazardin. Për belgun thuhet se nuk do të pranojnë asnjë ofertë nën 50 milionë euro. Gjithashtu, nuk përjashtohet edhe shitja e Marco Asensios.

Klubi mbretëror planifikon edhe të ndërpresë kontratat e Gareth Bales, Iscos dhe Marcelos. Të tre këta futbollistë kanë kontrata të vlefshme deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat