Guardiola tregon se si ndjehet para finales ndaj Chelsea

Futboll

Guardiola tregon se si ndjehet para finales ndaj Chelsea

Më: 29 maj 2021 Në ora: 17:35
Pep Guardiola

Sot do të luhet ndeshja finale mes Manchester City dhe Chelsea në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Para takimit, trajneri spanjoll Josep Guardiola, ka folur për uefa.com duke thënë se është njeriu më i lumtur në botë për arritjen në finale.

Man City gjatë gjithë historisë së tyre nuk janë kualifikuar asnjëherë në finale, e tani do të jenë aty për herë të parë.

“Ndjehem si njeriu më i lumtur në botë. Arritja në finale është privilegj dhe nder. Do ta bëjmë më të mirën tonë sonte. Duhet të jemi të sinqertë me veten dhe të provojmë me gjitha mundësitë ta fitojmë takimin”, ka thënë Guardiola.

Ndeshja finale do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Dragao” të Portos.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe tifozët, të cilët kanë munguar në sezonin aktual të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat