E humbi një tjetër finale

Futboll

E humbi një tjetër finale

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:24
E humbi një tjetër finale

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas ndeshjes finale ku skuadra e tij u mposht nga Chelsea me rezultat 1-0.

Spanjolli ka thënë se skuadra e tij luajti mirë, por ishte hera parë në finale.

“Ne patëm një sezon të shkëlqyeshëm. Jemi të trishtuar që kemi humbur. Ne patëm raste, sidomos në fillim. Në pjesën e dytë ne ishim më konstantë në sulmin tonë”.

“Ne ishim pak pasivë në lëvizjet tona. Ishte hera jonë e parë në finale. Ne luajmë tepër mirë. Duhet të përgatitemi për mundësinë që të jemi sërish këtu “.

“Ndeshja ishte e barabartë, ne luajmtë shumë mirë kundër një ekipi shumë të fortë, shumë të fortë”.

“Ka skuadra të mrekullueshme në këtë garë që në 60 vjet e kanë fituar katër, pesë ose gjashtë herë. Ne mund të kishim luajtur pak më mirë në pjesën e parë, por ishte hera jonë e parë”, ka thënë Guardiola.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat