Futbollisti nga Kosova, Astrit Selmani, që luan për ekipin e Hammarby e ka fituar kupën e Suedisë, pasi në finale mposhti Hacken në takimin që përfundoi pak çaste më parë
Finalja e kupës së Suedisë përfundoi 0-0 në kohën e rregullt teksa fituesi u përcaktua nga penalltitë.
E pikërisht Selmani shënoi penalltinë e fundit dhe të fitores me rezultat 5-4 duke ia siguruar Hammerby trofeun e kupës.
Astrit Selmani, së fundi i është bashkuar edhe kombëtares së Kosovës, por për shkak të kësaj ndeshje finale ai nuk ishte i gatshëm të grumbullohet për miqësoret e muajit qershor.