Laporta konfirmon ‘bisedimet pozitive’ me Koeman

Futboll

Laporta konfirmon ‘bisedimet pozitive’ me Koeman

Më: 31 maj 2021 Në ora: 22:40
Laporta konfirmon ‘bisedimet pozitive’ me Koeman

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se ka pasur bisedime pozitive me trajnerin Ronald Koeman në të ardhmen e klubit.

Holandezi ka kontratë në “Camp Nou” deri në vitin 2022.

Sidoqoftë, ka pasur spekulime që Koeman mund të largohet gjatë verës pas një sezoni jo të mirë që fituan vetëm Kupën e Mbretit.

Bordi vazhdon të këtë besim te tekniku holandez në verë, derisa Laporta ka bërë të ditur se negociatat janë duke shkuar mirë.

“Jemi të hapur në një periudhë. Duhet të shohim çfarë shkoi mirë që nuk ndodhi edicionin e kaluar”.

“Duhet të jetë të qetë këtë periudhë dhe pas shtatë – dhjetë ditëve do takohemi sërish, por ka kontakte”.

“Dëshira është të respektohet kontrata dhe duhet të flasim. Bisedimet janë duke shkuar mirë, por një periudhë reflektimi është plotësisht e nevojshme”, deklaroi ai.

Barcelona para pak orëve konfirmoi transferimin e Sergio Agueros nga Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat