Jo vetëm stadium modern, por në Kukës, veç impiantit, në qytetin verilindor kanë nisur nga puna për të ndërtuar edhe një fushë stërvitore.
Ka qenë vetë klubi verilindor që e ka dhënë lajmin, me anë të një postimi që ka bërë në faqen zyrtare….
Më poshtë gjeni edhe lajmin zyrtar të skuadrës kuksiane….
“Ka nisur puna në ambientet e jashtme të stadiumit për të ndërtuar fushën stërvitore për ekipin.
Në ish-kompleksin e lojërave me dors, makineritë e rsnda kanë nisur nga puna për të pastruar tribunat e vjetra dhe menjëherë do të punohet për të përfunduar fushën stërvitore”, – njofton mes të tjerash klubi i Kukësit.