Kane: Ky do të ishte një dështim i madh

Futboll

Kane: Ky do të ishte një dështim i madh

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 18:20
Kane: Ky do të ishte një dështim i madh

Harry Kane është shprehur shumë i bindur pak ditë mara fillimit të Europianit.

Sulmuesi i Tottenham ka folur për London Evening Standard në lidhje me ambiciet e skuadrës së Southgate, që synon të ndërpresë një agjërim që zgjat prej 55 vitesh.

“Shpresoj që mamaja ime të mos mërzitet që do t’i zbuloj moshën, por ka lindur në 1966. Babai im ka lindur në 1964, kështu që ka qenë dy vjeç kur Anglia ka fituar Kupën e Botës”, ka thënë Kane.

“Po flasim për një kohë të gjatë dhe na takon ne t’i rregullojmë gjërat. Nëse do ta mbyllja karrierën time si futbollist pa fituar një trofe të rëndësishëm me Anglinë, do ta përjetoja si një dështim”, ka shtuar anglezi.

“I njoh shokët e mi të skuadrës dhe e ndiej se jemi gati për gjithçka. Ka disa skuadra të mëdha – Franca, Belgjika, Gjermania, Spanja, Italia, Portugalia – dhe e dimë se duhet t’i mposhtim për të fituar, kjo është sfida. Jam i sigurt edhe se asnjë nga këto skuadra nuk do të përballet me ne. Na njohin shumë mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat