Shqiptari shënon për fitoren bindëse të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Shqiptari shënon për fitoren bindëse të Maqedonisë së Veriut

Nga: K.Goca Më: 4 qershor 2021 Në ora: 20:11
Shqiptari shënon për fitoren bindëse të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Kazakistanit.

Miqësore e mirëseardhur për Maqedoninë, për të pa formën para Kampionatit Evropian 2020, që fillon me 11 qershor.

Shqiptari Ezgjan Alioski shënoi nga penalltia.

Golat u shënuan nga  Alioski (35'-nga penalltia), Triçkovski (57'), Ristovski (74') e Churlinov (76').

Futbollistët shqiptarë, Visar Musliu e Ezgjan Alioski, luajtën tërë takimin dhe Egzon Bejtullai nga minuta e 81-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat