Tjetër rast Alaba te Bayern, zbulohet kërkesa marramendëse e yllit

Futboll

Tjetër rast Alaba te Bayern, zbulohet kërkesa marramendëse e yllit

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 20:16
Bayern Munich

Situatë e tensionuar në shtëpinë e Bayern Munich, ku po punohet për rinovimin e kontratës së KIngsley Coman, francezi që një vit më parë vendosi finalen e Champions League kundër PSG.

Sipas Bild, lojtari ka kërkuar më shumë se dyfishimin e rrogës për të rinovuar kontratën që skadon në vitin 2023. Një kërkesë kjo që është refuzuar nga Bayern Munich, që ofronte një shifër më të ulët.

Francezi fiton aktualisht rreth 7 milionë euro në vit, dhe ka kërkuar rreth 20 milionë euro në vit. Oferta e Bayern është tetë milionë euro.

Negociatat janë të bllokuara për momentin, me bavarezët që kanë frikë se mos përsëritet një tjetër rast Alaba, me të cilin nuk është gjetur një marrëveshje për rinovimin dhe është transferuar me kosto zero te Real Madrid pak javë më parë.

Menaxheri i Coman është Pini Zahavi, i njëjti i Alaba-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat