Migjen Basha pranë transferimit tek skuadra shqiptare

Futboll

Migjen Basha pranë transferimit tek skuadra shqiptare

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 09:32
Migjen Basha

Partizani humbi titullin kampion vetëm 2 javë përpara përfundimit të kampionatit dhe të njëjtën histori nuk dëshirojnë që ta përsërisin sezonin e ardhshëm.

“Demat e kuq” po bëhen gati për vitin e ri futbollistik dhe premtojnë goditje të bujshme në merkato.

Olsi Rama ka përveshur mëngët dhe ka nisur menjëherë nga puna për të sjellë në Shqipëri një lojtar që do të ishte luks për Superioren.

Bëhet fjalë për Migjen Bashën. Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe Partizani kanë rënë dakort në parim dhe tashmë po diskutohet vetëm ana financiare për të mbyllur marrëveshjen me një firmë në kontratë.

Basha është një nga ata lojtarë që mund ti japë një tjetër fytyrë skuadrës së Ilir Dajës, teksa di si të falë qetësi dhe klas me pasimet e tij në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat