Federer tërhiqet nga turneu “French Open”

Futboll

Federer tërhiqet nga turneu “French Open”

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 17:44
Federer tërhiqet nga turneu “French Open”

Ish-numri një i botës në tenis, Roxher Federer u tërhoq nga gara e turnet “French Open” pas një dëmtimi në gju.

Zvicerani zhvilloi një garë të shkëlqyer ditën e djeshme ndaj tenistit gjerman Dominik Koefer, por ka vendosur të tërhiqet nga 1/8 e turneut në prag të sfidës me tenistit Mateo Beretini ditën e nesërme.

Si duket kjo është një strategji nga ana e Federer u cili nuk do të rrezikojë shëndetin e tij në prag të turnet të madh “Wimbledon” i cili starton në datën 28 qershor.

“Pas diskutimeve me ekipin tim, vendosa që të tërhiqesha nga turneu. Pas dy operacioneve në gju dhe më shumë se një viti rehabilitim, është e rëndësishme që unë të ruaj trupin tim dhe të mos nxitohem”, tha Federer në një deklaratë të lëshuar nga Federata Franceze e Tenisit.

Kanë qenë dy vite të vështira për 39 vjeçarin i cili në 17 muaj e fundit nuk ka luajtur shumë për shkak të dëmtimeve të shpeshta në gju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat