Tjetër lojtar drejt largimit nga Tirana

Futboll

Tjetër lojtar drejt largimit nga Tirana

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:55
Tjetër lojtar drejt largimit nga Tirana

Kristi Vangjeli ende nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me Tiranën. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Vangjeli pranoi se nuk ka folur me drejtuesit për të ardhmen e tij, nëse do të vishet bardheblu apo jo.

“Ende nuk kam folur për të ardhmen”, është shprehur ai. Gjithsesi, duke mos llogaritur ndonjë përmbysje të madhe, duket se Tirana dhe Vangjeli janë larg.

Bardheblutë llogarisin skuadrën pa ish-lojtarin e kombëtares që këto dy vite ka qenë titullar, madje në sezonin e titullit ishte nga më të rëndësishmit në fushën e lojës.

Prezenca e tij në qendër të mbrojtjes si në kampionat dhe Europë solli titullin kampion.

Vangjeli më parë ka luajtur me Skënderbeun ku ka fituar disa tituj kampionë, ndërsa palmaresit të tij iu shtua edhe titulli me bardheblutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat