Barcelona kërkon lojtarin e Milanit

Futboll

Barcelona kërkon lojtarin e Milanit

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:57
Barcelona kërkon lojtarin e Milanit

Alessio Romagnoli i pëlqen Barcelonës. “Mundo Deportivo” e shkruan këtë, sipas të cilës kapiteni i Milanit, që ka vetëm një vit kontratë të mbetur me kuqezinjtë, i përgjigjet profilit që klubi Blaugrana po kërkon.

Sikurse dihet, presidenti Joan Laporta nuk ka mundësi të shpenzojë shumë para. Romagnoli, agjenti i të cilit është Mino Raiola, tani për tani ka refuzuar propozimin e Milanit për një zgjatje të kontratës në fuqi, duke pritur të shikojë përreth.

“Mundo Deportivo”, gjithashtu nënvizon se Raiola ka një marrëdhënie të mirë me Laporta, president i Barcelonës.

Në operacion, për të joshur Milanin, klubi katalanas mund të përfshijë mbrojtësin e gjithanshëm, Junior Firpo. Sidoqoftë, Romagnoli pëlqen Manchester United, PSG dhe Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat