​Tottenhami e zyrtarizon Paraticin si drejtor sportiv

Futboll

​Tottenhami e zyrtarizon Paraticin si drejtor sportiv

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 18:25
Fabio Paraticin

Klubi anglez Tottenham Hotspur e ka emëruar Fabio Paraticin si drejtor sportiv. Njoftimi ka ardhur në faqen zyrtare të klubit ku bëhet e ditur se puna e Paraticit do të nis nga data 1 korrik 2021.

“Klubi është i lumtur të njoftojë emërimin e Fabio Paraticit si drejtor menaxhues në klub me efekt nga 1 korriku 2021. Fabio do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e operacioneve sportive të klubit, objektet dhe infrastrukturën e futbollit.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Tottenhamit.

Fabio bashkohet me Tottenhamin pas 11 viteve të suksesshme në Juventus. Fillimisht ai ishte i emëruar si Koordinator i Zonës Teknike në vitin 2010 e më pas ai mori rolin e Drejtorit Sportiv në vitin 2011.

Presidenti i Tottenhamit Daniel Levy me këtë rast tha:

“Unë e njoh Fabio-n për disa vjet dhe ai sjell me vete një përvojë të pasur në operacionet e skautimit, rinisë dhe futbollit. Ai ka një histori të jashtëzakonshme në zhvillimin e skuadrave konkurruese. Siç e dimë të gjithë, Juventusi ka qenë një klub mjaft i suksesshëm dhe ai ka qenë një pjesë e madhe e atij projekti. Unë jam i kënaqur që ai do të kryesojë anën sportive të klubit ndërsa ne presim sezonin e ardhshëm. ”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat