Federata e Danimarkës jep lajmin e mirë për Eriksen

Futboll

Federata e Danimarkës jep lajmin e mirë për Eriksen

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 19:46
Christian Eriksen

Federata e Futbollit e Danimarkës njoftoi lajmin e mirë se Christian Eriksen është i vetëdijshëm, por do t’u nënshtrohet të tjera testeve në spital.

Po, ashtu për lajmin ka reaguar edhe UEFA.

“Christian Eriksen është transferuar në spital, ku gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar”, thuhet në njoftimin e shkurtët të UEFA-s, që sqaron se në lidhje me vazhdimin e ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, të ndërprerë pas këtij episodi do të vendoset brenda pak orëve.

Mesazhe kurajoje janë dërguar nga Federata Angleze e Futbollit, që ka anuluar të gjitha aktivitetet mediatike për këtë të shtunë, e po ashtu edhe nga ajo e Uellsit, Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat