Aalborgu e Barcelona në finale

Futboll

Aalborgu e Barcelona në finale

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 21:56
Aalborgu e Barcelona në finale

Të shtunën janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Final Four të Ligës së Kampionëve për hendbollistë. Në “Lanxess Arena” në Koeln të Gjermanisë janë zhvilluar dy ndeshje me hendboll superior.

Në gjysmëfinalen e parë Aalborgu danez e befasoi Paris Saint-Germainin duke e mposhtur me rezultat 35:33. Felxi Claar ishte më efikasi te Aalborgu me 9 gola. 7 gola për PSG-në i shënoi Nedim Remili.

Aalborgu është bërë skuadra e parë daneze që do të paraqitet në finale.

Në gjysmëfinalen e dytë janë takuar Barça dhe Nantesi. Ndeshja ishte e nivelit shumë të lartë, ndërsa fjalën kryesore e kishin portierët.

Në fund fitoi Barça me 31:26. Dika Mem shënoi 6 gola për Barçën, kurse nga 4 i kishin Jure Dolenec e Aleix Gomez Abello.

Te Nantesi 6 gola i shënoi Valero Rivera Folch, kurse nga 4 i realizuan Theo Monar e David Balaguer Romeu.

Të dielën prej orës 15:15 është ndeshja për vend të tretë, ndërsa finalja në mes të Aalborgut dhe Barçës është prej orës 18:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat