​Fantastike, UEFA e zgjedh Eriksenin yllin e ndeshjes Danimarkë – Finlandë

Futboll

​Fantastike, UEFA e zgjedh Eriksenin yllin e ndeshjes Danimarkë – Finlandë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:13
Christian Eriksen

Christian Eriksen mori vëmendjen e të gjithë botës për shkak të kolapsit që e pësoi gjatë ndeshjes ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës e cila edhe u ndërpre për më shumë se një orë.

Lojtari tani raportohet se është jashtë rrezikut për jetë dhe se gjendja e tij po stabilizohet.

Ndeshja Danimarkë – Finlandë, e cila u vazhdua nga ora 20:30 përfundoi me fitoren e Finlandës me rezultat minimal 1-0.

Për këtë ndeshja, faqja zyrtare e UEFA-së e ka zgjedhur pikërisht mesfushorin danez si yllin e ndeshjes edhe pse ai luajti vetëm 42 minuta të pjesës së parë por kjo ishte në shenjë solidarizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat