Man City në kërkim të Tierney

Futboll

Man City në kërkim të Tierney

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:09
Kieran Tierney

Mbrojtësi i Arsenalit, Kieran Tierney, mund të ndërrojë skuadër në këtë afat veror.

Fjala bëhet për skuadrën e Manchester Cityt, skuadër e cila dëshiron të përforcohet në krahun e majtë të mbrojtjes, pasi Guardiola nuk po ndihet i sigurt me Mendyn dhe Zinchenkon.

Sipas “The Times”, Guardiola është admirues i madh i skocezit dhe dëshiron ta marrë në skuadër.

Tierney ka regjistruar 72 paraqitje për Arsenalin dhe ka shënuar tre gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat