Vështirë për skuadrat shqiptare

Futboll

Vështirë për skuadrat shqiptare

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 14:54
Vështirë për skuadrat shqiptare

Ditën e sotme është hedhur shorti për turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Në rast se kalojnë me sukses kundërshtarët e turit të parë, aty do të jenë edhe ekipet e Superiores si Partizani, Vllaznia dhe Laçi. Kështu, të kuqtë ndeshen në turin e parë me moldavët e Sfintul Xhorxhe, një rival tërësisht i kalueshëm.

Mirëpo, në turin e dytë, kryeqytetasit do të ndesheshin me Bazel. Një rivalë pa dyshim superior ndaj Partizanit, teksa pjesë e zvicerianëve me shumë eksperiencë janë edhe dy shqiptarët Taulant Xhaka e Edon Zhegrova. Sakaq, edhe Vllaznia që do të ndeshet me Shiroki Brijeg, në rast se ia del me sukses atëherë do të përballet me qipriotët e AEL Limasol.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Laçi nëse kalon Podgoricën, atëherë në turin e dytë do të përballej me Universita Kraiova.
Sa i përket ekipeve të tjera shqiptare, Drita ka mundësinë e një përballje të madhe me Fejnord nëse kalon Deçiç.

Ndërsa, Shkupi nëse kalon Llapi atëherë e pret Santa Klara, teksa Struga nëse kalon Liepajën, atëherë në raundin tjetër i pret CSKA e Sofias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat