Shifra e pabesueshme të Ronaldos

Futboll

Shifra e pabesueshme të Ronaldos

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 11:21
Shifra e pabesueshme të Ronaldos

Vetëm të martën e kaluar, ku debutoi me dopietë në “Euro 2020” ndaj Hungarisë, ai u bë lojtari i vetëm, që ka garuar në 5 edicionet e fundit të Kampionatit Europian, duke shënuar të paktën një herë në të gjitha pjesëmarrjet.

Me aktivizimin kundër Hungarisë ai la pas “Le Roi”, Michel Platini, me dy gola në këtë kompeticion, duke e çuar numrin e tij personal në 11 “rrjeta”.

CR7 la pas, për sa iu përket fitoreve në Europian, Iniesta dhe Fabregas, duke arritur 12 të tilla në 22 ndeshje.

Mesatarja e suksesit është një rekord tjetër. Sidoqoftë, ne jemi vetëm në fillim, Cristiano Ronaldo është i pangopur, tani dëshiron të prishë disa “magji” të tjera, duke filluar nga Gjermania e “patretshme”, kundër të cilës, deri më tani, kurrë nuk ka fituar dhe shënuar gol, pavarësisht katër ndeshjeve në total, të gjitha të luajtura nga minuta e parë deri në minutën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat