Bale rezervon fjalë vlerësuese për shokun e tij

Futboll

Bale rezervon fjalë vlerësuese për shokun e tij

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 22:02
Bale rezervon fjalë vlerësuese për shokun e tij

Në prag të sfidës Itali-Uells në “Olimpico” të Romës, nga “drogonjtë”, përkrah trajnerit Robert Page në konferencë për shtyp foli edhe Gareth Bale, futbollisti i Tottenhamit, i huazuar te londinezët nga Real Madridi:

“Do të jetë një sfidë e madhe. Italia është një ekip i shkëlqyer, është gjithmonë e vështirë për të luajtur kundër tyre. Ajo që mund të bëjmë është të planifikojmë, të përgatitemi dhe të japim gjithçka në fushë. Fitorja do të ishte një rezultat i madh dhe ne do të përpiqemi të arrijmë. Kemi një plan loje”.

Bale rezervon fjalë vlerësuese për shokun e tij të kombëtares, Ramsey:

“Ai nuk ka luajtur shumë këtë sezon, por kur kthehet në ekipin kombëtar gjithmonë punon shumë. Kemi luajtur së bashku për shumë vite. Është shumë mirë të luash me të, mirëkuptohemi në fushë”.

Bale lë të kuptohet se rezultati i vetëm që do të kërkohet nga Uellsi është fitorja.

“Duke fituar kundër Italisë, ne do ta mbyllnim të parët në grupin dhe ndoshta do të kishim ndeshje më të lehta në vazhdim. Do të ishte një moment krenarie për Uellsin. Ne do të përpiqemi të fitojmë grupin, që të luajmë në Wembley, do të ishte mirë për tifozët tanë.

Në kthimin e mundshëm në Madrid, në stolin e Realit do të gjejë Carlo Ancelotti:

“Nuk kam zgjidhje tjetër. Ai do të jetë trajneri i Realit të Madrid. Ajo që mund të them është se kam marrëdhënie shumë të mira me të, ai do të bëjë gjëra të mëdha te Reali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat