Selektorin e Zvicrës, po e zhgënjen diçka

Futboll

Selektorin e Zvicrës, po e zhgënjen diçka

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 21:55
Selektorin e Zvicrës, po e zhgënjen diçka

Zvicra duket me një këmbë nga 1/16-at e Kampionatit Europian, pas fitores së pastër 3:1 kundër Turqisë.

Pas ndeshjes, trajneri i helvetëve, Vladimir Petkoviç u shpreh se ishte mjaft i lumtur me ndeshjen e skuadrës së tij, pavarësisht se nuk mungonte zhgënjimi për vendin e tretë.

“Unë jam shumë i kënaqur. Ekipi bëri atë që duhet bërë dhe prodhuam një performancë të mirë për 90 minuta. Qëllimi për ne mbetet kualifikimi në 1/16-at.

Sigurisht që jemi pak të zhgënjyer duke përfunduar në vend të tretë, por duhet të presim dhe të shohim.

Unë mendoj se ne si ekip treguam se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Ne krijuam shumë raste dhe mund të ishim mbrojtur pak më mirë tek goli I Turqisë, por unë jam i kënaqur me lojtarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat