Lojtarët e Italisë marrin shpërblimin nga trajneri

Futboll

Lojtarët e Italisë marrin shpërblimin nga trajneri

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 12:25
Lojtarët e Italisë marrin shpërblimin nga trajneri

Italia ka qëndruar edhe ditën e djeshme në Romë, pas fitores së tretë në grupe ndaj Uellsit dhe në pritje për t’u transferuar në Londër, ku të shtunën do të ndeshen kundër Austrisë, për 1/8-at e Europianit.

Gjithsesi, Roberto Mançini ka vendosur që t’u japë një ditë të lirë si shpërblim të gjithë grupit, në mënyrë që edhe futbollistët e tij të takonin familjarët, deri në 17:30 të pasdites. Pavarësisht atmosferës urdhrat kanë qenë shumë të rreptë, lidhur me shmangien e ndonjë kontakti të padëshiruar, që mund të sillte ndonjë infektim me COVID.

Për këtë arsye, pasi të gjithë futbollistët “axurrë” kanë drekuar me të dashurat, bashkëshortet dhe fëmijët, kanë hyrë në hotel në një zonë të kufizuar, ku i janë nënshtruar të gjithë tamponëve.

Pas kësaj, të gjithë në izolim në dhomat e veçanta, deri në përgjigjen e tyre. Ndërkohë, rinisja e stërvitjeve është parashikuar për mëngjesin e sotëm, ndonëse analizimi i kundërshtarit të radhës në këtë Europian nga Mançini dhe stafi i tij ka nisur që mbrëmjen e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat