Portugalia do të ketë një sfidë vendimtare

Futboll

Portugalia do të ketë një sfidë vendimtare

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 12:07
Portugalia do të ketë një sfidë vendimtare

Portugalia do të ketë një sfidë vendimtare në duelin e fundit në grupe kundër Francës.

Në “Puskas Arena”të Budapestit, skuadra e Fernando Santos është gati për të marrë 3 pikë, që i kalojnë në fazën tjetër.

“E kemi kapacitetin për të fituar. Kemi një dëshirë të madhe për të treguar potencialin që kemi dhe sa vlejmë realisht. E kemi analizuar ndeshjen me Gjermaninë dhe arritëm të gjithë në të njëjtin përfundimin: nuk ishim vetvetja.

Sigurisht që diçka nuk shkon kur pëson katër gola. Të gjithë skuadrat që synojnë fitoren e “Euro 2020”, duhet të sulmojnë dhe të mbrojnë mirë. Duhet të përmirësohemi në dy pika: në përqendrim dhe intensitet. Nëse i rregullojmë këto dy aspekte, nesër ia dalim, fitojmë”, ka thënë Santos.

“Franca? E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, por do të japim gjithçka për t’ia dalë mbanë. E kemi mundësinë të reagojmë. Ky është një grup ekstremisht i vështirë, por e kemi mundësinë ta mbyllim me 6 pikë. Nuk na intereson çfarë ndodh në Hungari-Gjermani, e kemi gjithçka në dorën tonë, lojtarët e dinë shumë mirë”, ka shtuar Santos.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat