De Biasi mund të mbyllë para kohe aventurën

Futboll

De Biasi mund të mbyllë para kohe aventurën

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:46
De Biasi mund të mbyllë para kohe aventurën

De Biasi, mund të rikthehet në Serie A, kandidat për stolin e Sampdorias!

Gianni De Biasi mund të mbyllë para kohe aventurën në stolin e përfaqësueses së Azerbajxhanit.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare i cili nuk ka regjistruar rezultate shumë pozitive me Azerbajxhanin gjatë kësaj periudhe po përflitet për të marrë drejtimin e Sampdorias.

Mediat në Apenine dhe më konkretisht, gazetari i specilizuar në fushën e merkatos Gianluca Di Marzio e shkon De Biasin si pasuesin ideal të Claudio Ranierit te Sampdoria, por megjithatë fjala e fundit i takon presidentit të dorianëve Massimo Ferrero.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat