Benzema flet për presionin

Futboll

Benzema flet për presionin

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 20:39
Benzema flet për presionin

Karim Benzema shënoi dy gola në barazimin 2-2 të Francës kundër Portugalisë në ndeshjen finale të fazës së grupeve të Euro 2020.

Sulmuesi i Real Madridit, i cili ishte larguar nga skuadra e Francës që nga 2015, u kthye pak para fillimit të Kampionatit Evropian, ku arriti të gjejë golin në ndeshjen e pestë pas kthimit të tij, shkruan Marca.

“Kishte shumë presion rreth meje dhe e di që është normale”, tha Benzema në intervistën pas ndeshjes.

“Por unë kurrë nuk u dorëzova dhe lëviza shumë dhe kërkoja shanse. Sot më ka funksionuar. Por gjëja më e rëndësishme është që jemi në 16 të fundit”.

“Nuk kam asnjë dyshim, por mendoj se i gjithë vendi po më shikon dhe është normale pas pesë vjetësh pa qenë këtu. Unë dua ta shijoj me të gjithë”, shtoi Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat