Në orën 18:00 do të startojë në stadiumin “Puskas Arena” të Hungarisë, sfida e tretë e fazës së 1/8 të EURO 2020, Holandë-Çeki.
Të dyja kombëtaret do të kërkojnë triumfin për të kaluar për në raundin e çerekfinaleve të kompeticionit madhor europian.
Të dyja kombëtaret respektive kanë bërë mjaft mirë me paraqitjet e tyre në fazën e grupeve të EURO 2020, ku “tulipanët” i mbyllën grupet me pikë të plota me tre fitore, ndërsa Çekia u kualifikua tek kombëtaret e treta më të mira ku grumbulluan 4 pikë.
Me njëra tjetrën këto kombëtare janë ndeshur plot 11 herë dhe bilanci mes tyre janë: 3 fitore Holanda, 5 suksese Çekia dhe 3 herë janë ndalur në barazim.
FORMACIONET ZYRTARE –
HOLANDA – (3-5-2): Stekelenburg; De Vraj, De Ligt, Blind; Dumfrajs, De Run, Vajnaldum, De Jong, Van Anholt; Malen, Depaj. Trajner: Frank De Bur.
ÇEKIA – (4-2-3-1): Vaslik; Kufal, Selustka, Kalas, Kaderabek; Holes, Suçek; Masopust, Barak, Sevçik; Shik. Trajner: Jaroslav Silhavi.