Tirana dhe Internacional përballen në finale

Futboll

Tirana dhe Internacional përballen në finale

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 17:17
Tirana dhe Internacional përballen në finale

Fituesi i këtij edicioni futbollistik të Kategorisë Superiore U-15 do të përcaktohet mes Tiranës që do të luajë në finale kundër Internacional Tiranës.

Ditën e shtunë u zhvilluan ndeshjet e fazës gjysmëfinale të kësaj kategorie, me bardheblutë që mundën Vllazninë nga pika e bardhë e penalltive, duke u treguar më të saktë në goditjet e 11 metërshave. Ndeshja ishte mjaft e luftuar, me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste, por pa finalizuar në portë, duke e mbyllur kështu kohën e rregullt me rrjeta të paprekura. Kryeqytetasit fituan 3-1 me penallti, duke siguruar kështu biletën për në finale.

Përballë Tiranës do të jetë ekipi i Internacional Tiranës, që mundi durrsakët e Teutës. 90 minutat e kohës së rregullt nuk mjaftuan për ekipet, që u drejtuan drejt 11 metërshave për të përcaktuar finalistin e dytë, ku djemtë e Internacionalit goditën saktë dhe triumfuan në fund. Koha e rregullt u mbyll në barazimin 1-1, me Teutën që kaloi fillimisht në avantazh me Duron në minutën e 11-të, ndërsa Bode barazoi shifrat në pjesën e dytë të lojës.

Ky është edicioni i dytë i zhvillimit të kampionatit të kësaj grupmoshe, që ashtu si vitin e kaluar, ka qenë mjaft i suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat