Messi i jep vendin e parë Argjentinës

Futboll

Messi i jep vendin e parë Argjentinës

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 11:04
Messi i jep vendin e parë Argjentinës

Argjentina ashtu sikurse Brazili e mbyll fazën e grupeve të Copa America në vendin e parë, me 10 pikë. Përfaqësuesja bardhekaltër e pati si shëtitje sfidën me Bolivinë, të cilën e mposhti thellë 4-1 në “Arena Pantana” të Cuiabas, ku Lionel Messi ishte protagonist i mbrëmjes me dy gola dhe një asist.  Lionel Messi futet në histori si lojtari me më shumë ndeshje, 148, me kombëtaren e tij.

Në fakt kjo përballje praktikisht u mbyll që në pjesën e parë me golat e Alejandro Gomezit, që u shërbye nga Messi, dhe dy finalizimet radhazi të “Pleshtit”: i pari me 11-metërsh në të 33-tën dhe i dyti paka para se të mbyllej pjesa e pare, pas pasimit të marrë nga Aguero.

Në minutën e 60-të, Bolivia gjeti golin e nderit me Saavedran, ndërsa llogaritë në këtë takim i mbylli Lautaro Martinez pesë minuta më vonë me golin e rezultatit përfundimtar 4-1. Në fakt, Bolivia ishte eliminua para raundit të katërt të ndeshjeve, pasi në tri sfidat e para nuk kishte grumbulluar qoftë një pikë.

Në takimin tjetër, Uruguai mposhti minimalisht Paraguain me gol të Edinson Cavanit në minutën e 21-të. Skuadra e drejtuar nga trajneri veteran Tabares e mbyll fazën e grupeve në vendin e dytë me 7 pikë, një më shumë se Paraguai.

Tashmë janë përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste të Copa Americas. Brazili do të përballet me Kilin, Argjentina me Ekuadorin, Uruguai me Kolumbinë dhe Paraguai me Perunë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat