Dukagjini vazhdon me transferime

Futboll

Dukagjini vazhdon me transferime

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:35
Dukagjini vazhdon me transferime

Dukagjini i Klinës ka nisur që të organizohet për edicionin e ardhshëm në Superligës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armend Dallku, së fundmi i ka siguruar shërbimet e mesfushorit të mirënjohur Argjend Bardhi.

Ky i fundit në edicionin e fundit e barti fanellën e Feronikelit,.Bardhi luan si mesfushor ofanziv derisa në karrierën e tij ka luajtur edhe për Drenicën.

Dukagjini deri më tash i ka siguruar shërbimet edhe të Arbër Shalës nga Ballkani, shkruan Zeri. Ditët në vijim priten edhe transfere të tjera në ekipin nga Klina, pasi Dukagjini e ka siguruar një biletë për Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat