Anglia në çerekfinale, Gjermania në ‘nokaut’

Futboll

Anglia në çerekfinale, Gjermania në ‘nokaut’

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2021 Në ora: 18:19
Harray Kane feston

(E plotësuar) - Anglia kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian, e cila e pret fituesin e ballafaqimit mes Suedisë dhe Ukrainës. Gjermania në ‘nokaut’, paketon valixhet për në shtëpi.

Anglia ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjermanisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Wembley’ në Londër. 

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të fortë dhe me tri raste shënimi, po ashtu edhe me tre futbollistë të ndëshkuar me kartonë të verdhë: Rice e Phillips të Anglisë dhe Ginter i Gjermanisë. 

Image

Në minutën e 17-të, kërcënimi i parë serioz nga Anglia. Sterling godet nga distanca, ndërsa portieri Neuer mezi e dëbon topin në rivënie nga këndi.  

Në minutën e 33-të,  Werner në pozitë shumë të mirë por portieri Pickford mbyllë këndin shumë bukur dhe shpëton portën e tij. Në fund të pjesës së parë Hummels i Gjermanisë, shpëton gol të sigurte, duke e hequr topin nga këmba e Harry Kane.

Pjesa e dytë, ndeshje me rivalitet dhe dy gola të shënuara. Në minutën e 48-të, portieri Pickford reagon bukur. Havertz gjuan nga rreth 14-15 metra por Pickford grushton topin në korne.  

Luke Shaw i zhdërvjelltë, asistoi për bukuri për Raheem Sterling i cili afërsia shënon për epërsinë e Anglisë pikërisht në minutën e 75-të. 

Rasti më i mirë për gjermanët në minutën e 81-të, Thomas Muller dështon nga një pozitë e pastër dhe i vetëm me portier por gjuajtja e tij nga 17 metra shkoi jashtë shtyllës së djathtë pingule. 

Image

Në minutën e 86-të, Jack Grealish harkon për mrekulli dhe sulmuesi Harry Kane shënon me kokë për fitoren me rezultat 2:0.

Anglia në çerekfinale dhe Gjermania në shtëpi.

Anglia – Gjermania 2:0
Stadiumi “Wembley” në Londër.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues: Sterling (75’).
Kartona të verdhë: Rice, Phillips, Maguire – Ginter, Gosens.
Anglia: Pickford, Walker, H. Maguire, Stones, Trippier, Shaw, Phillips, Rice (Henderson 88’), Saka (Grealish 69’), Sterling dhe H. Kane.
Gjermania: Neuer, Ginter (Can 87’), Hummels, Rüdiger, Kimmich, Goretzka, Kroos, Gosens (Sane 88’), Havertz, T. Müller (Musiala 90+2’) dhe Werner (Gnabry 68’).
85' Harry Kane shton epërsinë në 2:0,. 83' Anglia luan me kujdes të madh.

81' Thomas Muller dështon nga një pozitë e pastër dhe i vetëm me portier por gjuajtja e tij nga 17 metra shkoi jashtë shtyllës së djathtë pingule.

80' Gjermania shumë afër eliminimit.

75' Raehem Sterling e kusht tjetër, shënon nga afërsia 1:0 për Anglinë.

 72’ Dy zëvendësime deri me tash.

Anglia – Gjermania 1:0
Stadiumi “Wembley” në Londër.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Kartona të verdhë: Ricem Phillips – Ginter, Gosens.
Anglia: Pickford, Walker, H. Maguire, Stones, Trippier, Shaw, Phillips, Rice, Saka (Grealish 69’), Sterling dhe H. Kane.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rüdiger, Kimmich, Goretzka, Kroos, Gosens, Havertz, T. Müller dhe Werner (Gnabry 68’).

67' Lojë me rivalitet, Gjermania më e rrezikshme.

64' A do shkojë edhe kjo ndeshje në vazhdime, mbetet të shihet?

61' Nuk ka ende gola, një Gjermani e frikshme.

58' Gjermania po e tregon forcën në lojë.

56' Anglia në presion të madh.

53' Gjermania ka shtuar presionin ndaj rivalit.

50' Edhe më tej pa gola.

48’ Portieri Pickford reagon bukur. Havertz gjuan nga rreth 14-15 metra por Pickford grushton topin në korne.  

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Angli – Gjermani 0:0

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të fortë dhe me dy raste shënimi, po ashtu edhe me tre futbollistë të ndëshkuar me kartonë të verdhë: Rice e Phillips të Anglisë dhe Ginter i Gjermanisë. 

Në minutën e 17-të, kërcënimi i parë serioz nga Anglia. Sterling godet nga distanca, ndërsa portieri Neuer mezi e dëbon topin në rivënie nga këndi.  

Në minutën e 33-të, Werner në pozitë shumë të mirë por portieri Pickford mbyllë këndin shumë bukur dhe shpëton portën e tij. 

Në fund të pjesës së parë, Hummels shpëton gjermanët.

Anglia – Gjermania 0:0
Stadiumi “Wembley” në Londër.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Kartona të verdhë: Ricem Phillips – Ginter.
Anglia: Pickford, Walker, H. Maguire, Stones, Trippier, Shaw, Phillips, Rice, Saka, Sterling dhe H. Kane.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rüdiger, Kimmich, Goretzka, Kroos, Gosens, Havertz, T. Müller dhe Werner.

46' Harry Kane në pozitë të mirë por Hummels ia hoqi topin nga këmba.

42' Edhe më tej pa gola.

40' Lojë me ritëm të lartë.

36' Anglia po orvatet për të shënuar por pa sukses.

32' Werner në pozitë shumë të mirë por portieri Pickford mbyllë këndin shumë bukur dhe shpëton portën e tij. 

31' Gjermania po orvatet.

30' deri me tash një rast dhe dy kartona të verdhë, Rice i Anglisë dhe Ginter i Gjermanisë.

26' Lojë mjaft e mirë e me rivalitet.

23' deri me tash nuk ka gola, vetëm një kartonë i verdhë, Rice i Anglisë.

20' Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit.

17' Kërcënimi i parë serioz nga Anglia. Sterling godet nga distanca dhe portieri Neuer mezi e dëbon topin në korne.  

15' Anglia po këndellet, po luan më mirë.

12' Gjermania e ka kontrollën e lojës.

10' Rice i Anglisë ndsëhkohet me karton të verdhë.

8' Lojë me ritëm.

5' Gjermania po bën presion.

3' Ndeshje me matje të forcave fillimisht.

1' Fillon ndeshja mes të fortëve, dy Kombëtare që secila ka përparësitë e tyre.

Në stadiumin “Wembley” në Londër, do të përplasen superfuqitë e futbollit, Anglia – Gjermania.

Cila Kombëtare do të kualifikohet, do të shihet pas 90 apo 120 minutave.

Anglia dhe Gjermania, synojnë çerekfinalen e Kampionatit Evropian.  

Anglia - Gjermania
Stadiumi “Wembley” në Londër.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).

Anglia: Pickford, Walker, H. Maguire, Stones, Trippier, Shaw, Phillips, Rice, Saka, Sterling dhe H. Kane.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rüdiger, Kimmich, Goretzka, Kroos, Gosens, Havertz, T. Müller dhe Werner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat